Fillon vaksinimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në lagjen Brekoc

Sot në Qendrën e komuniteteve në lagjen Brekoc të Gjakovës ,ka filluar  imunizimi i qytetarëve të kësaj ane me vaksinat anti-covid. Organizatori i kësaj iniciative, Berat Thaçi njëherit edhe drejtori i organizatës “Bethany Cristian Service” u shpreh se ky program sheh mbulimin e gjitha lokaliteteve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu ai ftoi të gjithë qytetarët e komuniteteve të vaksinohen dhe të bashkëpunojnë së bashku.

Poashtu edhe njëri nga banorët që u imunizua u shpreh shumë i kënaqur dhe falënderues për  këtë mundësi që ju ofrua pasi që nuk kishin mundësi të shkonin në Qendrën e vaksinimit më herët.

Theksojmë se sot nga  kjo inicativë u imunizuan 12 persona. Ndërsa u apleua që edhe të tjerët të imunizohen.

Read Previous

Kandidati për asamble nga LDK, Epikad Hoxha shpalos objektivat e tij-KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Banorët e shqetësuar për mbeturinat tek ura në lagjen e Çabratit