Banorët e shqetësuar për mbeturinat tek ura në lagjen e Çabratit

Pamja e mbuluar me mbeturina që i shoqëron çdo ditë banorët e lagjes Çabrati saktësisht në rrugën “Bajram Curri”. Këtu përveç pamjes dhe kundërmimit që lënë mbeturinat derdhen edhe ujërat e zeza. Banorët e kësaj lagje thanë që nga kjo urë kalojnë çdo ditë dhe nuk është aspak e këndshme një pamje e tillë në mes të qytetit.

Banorët mbesin me shpresë që kjo problematikë të rregullohet sa më shpejt dhe këto mbeturina të mos jenë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Read Previous

Fillon vaksinimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në lagjen Brekoc

Read Next

Promovohet libri “Shqipnija e vërtetë në programin e klasës politike të shek. XXI”