AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Gjatë ditës së sotme në Pallatin e kulturës në qytetin e Gjakovës, është bërë promovimi i Librit “Shqipnija e vërtetë në programin e klasës politike të shek. XXI “ nga autori Ismet Avdia i cili tha se për këtë libër ka punuar rreth 8 vjet dhe se qëllimi i tij është që ky libër mos të ngelet peng i fakteve historike, por të kalojë në analizën e fakteve që veç se ekzistojnë. Autori tha që titulli i librit ka ardhur në nderim të Prof. Adem Gashit.
Ai përmendi edhe vështirësitë që kishte në botimin e këtij libri duke thënë se 4 shtëpi botuese Tiranë nuk kishin pranuar që ta botonin librin , dhe për këtë arsye ky libër është i botuar në vetëm 100 kopje.
Poashtu autorit ju dhurua një mirënjohje nga Shoqata e krijuesve letrar “Penat e Dushkajës” me seli në Cërmjan .
Në fund autori falënderoi të gjithë të pranishmit dhe uroi që adhuruesit e fjalës së shkruar ta lexojnë këtë libër i cili përbënë një analizë që ndërthur Evropën e atëhershme me të sotmen.