Ky objekt ka qenë shtëpia ku kishte jetuar Drane Bardhi Bojaxhiu, nëna e Gongje Bojaxhiut apo Shën Terezës. Se kur është ndërtuar është e paqartë edhe nga familja që këtë pronë e kanë blerë në vitin 1909. Familjarët thanë se kanë bërë perpjekje të vazhdueshme që ta ruajnë këtë kullë përkundër vështrësive.
Lajmi i mirë është që ky objekt filloi të restaurohet. Kryetari i komunës Ardian Gjini tha që këto objekte është mirë që marrin vëmendjen e duhur, sepse është e rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore.
Osman Gojani, drejtor në qendrën rajonale të trashëgimisë kulturore në Gjakovë tha së ky objekt do të shrytëzohet edhe si bujtinë nga turistët.
Menaxherja e projektit nga organizata për mbështetje të trashëgimisë kulturore pa kufi tha se janë fokusuar në rajonin e Dukagjinit për investime.
Restaurimi në tërësi është paraparë të përfundojë vitin e ardhshëm.