Filloi mësimi në të gjitha shkollat e Gjakovës

Vendosja e masave për mbrojtje ndaj Covid-19 gjatë dy javëve të kaluara kishte ndikuar edhe në procesin mësimor në Kosovë. Gjatë këtyre 2 javëve shkollat kanë punuar vetëm 1 javë, përkatësisht javën që po lëmë pas, pasi që java paraprake ishte pushim pranveror për të gjitha Insitucionet arsimore.

Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor i arsimit në Gjakovë, tregon si ka shkuar procesi mësimor gjatë asaj jave.

Masat e reja që hynë në fuqi sot, kanë mundësuar kthimin fizik të nxënësve në shkolla.

Nikollbibaj thekson se janë mjaftueshëm të furnizuar me materiale higjienike për t’u siguruar që shkollat e Gjakovës të mos kthehen në vatra infeksioni të Covid-19.

Ndër të tjera Nikollbibaj potencoi se nga të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës aktualisht Covid pozitiv janë 14 mësimdhënës dhe 1 nxënës.

Read Previous

Zenit St Peterburg interesohet për Samuel Umtitin

Read Next

​Krasniqi: Po përcjellim situatën me pandeminë nëpër komuna, masat do të rishikohen