Fillon Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Gruas” në Gjakovë

25 nëntori shënon ditën ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj gruas. Temë kjo e cila është një qështje shqetësuese për shoqërinë tonë. Nën organizimin e strehimores “Shtëpia e Sigurtë” edhe në komunën e Gjakovës sot filloj fushata sensibilizuese e cila do të zgjasë 16 ditë me radhë. Në hapjen e kësaj fushate u tha se dhuna ndaj gruas duhet të trajtohet në instatncat më të larta me qëllim që të bëhet eliminimi i saj. Erblina Dinarama nga “Shtëpia e Sigurtë” shpalosi agjendën e aktiviteteve që do zhvillohen përgjatë këtyre ditëvë.

Dinarama tutje theksoi se nga viti në vit statistikat tregojnë së ka rritje gati 50% të rasteve të raportuara të dhunës në familje.

Në hapjen e kësaj fushate ishte edhe kryetari i komunës së Gjajkovës Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij tha se “Shtëpia e Sigurtë” po bënë një punë të jashtëzakonshme për parandalimin e kësaj qështje.

Vetëdijësimi i gruas për të drejtat e saja është shumë i rëndësishëm në luftën kundër dhunës apeloj, Vjosa Dobruna, themelueseja e Shtëpisë së Sigurtë në Gjakovë.

16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori si Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor në Ditën Ndërkombëtare Të Drejtave Të Njeriut.

Read Previous

Për shkak të punimeve ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Skënderbeu”

Read Next

Sot në Gjakovë u mbajt koncerti i muzikës kamertale i mbështetur nga ministria e kulturës