Shërbime të ndryshme si vizitat e rregullta, matja e tensionit, dhënia e injeksioneve, matja e temperaturës, ndërrimi i fashove e shumë punë të tjera po ofrojnë një ekip mobil që është duke punuar tash e disa vite falas për disa njerëz në nevojë. 54 pacientë të rregullt të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të lagjes “Ali Ibra” marrin shërbime të ndryshme cdo ditë nga një ekip ndërsa një ekip tjetër punon nëpër fshatra të ndryshme aty ku ka nevojë.
Ekipet e përbëra nga infermierët tregojnë që ofrojnë shërbime edhe jashtë listave të përfituesve, në çdo familje që në këtë lagje ka nevojë për ndihmë ato e japin pa ngurrim.
Familjet përfituese janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën e ekipeve, dhe shpresojnë që kjo ndihmë të vazhdojë.