Pas 2 shtyrjeve të njëpasnjëshme të procesit mësimor si pasojë e pandemisë Covid-19, sot ka filluar viti I ri shkollor 2021/2022 në të gjitha institucionet parauniversitare në komunën e Gjakovës. Ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtoria komunale e arsimit ka kryer të gjitha përgatitjet për zhvillimin e mësimit duke respektuar masat anti-covid.
Sipas udhëzimeve të parapara nga MASHTI punën e ka filluar edhe institucioni parashkollor ‘’Ganimete Tërbeshi’’.
Sikurse të gjitha të tjerat e përgatitur për një fillim vit të ri shkollor është edhe shkolla e mesme të ulët ‘’Emin Duraku’’.
Të entuziazmuar ishin nxënësit që për herë të parë këtë vit do të ulen në bankat shkollore.
Ekipi ynë së bashku me institucionet arsimore të komunës së Gjakoves monitoruam nga afër edhe ecurinë e punës në shkollën Anton Çetta në fshatin Dol. Dukagjin Markaj, drejtor i kësaj shkolle tha se kemi zgjedhur skenarin me prezencë të plotë fizike në shkollë.
Ndërsa drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” tha për televizionin Syri se gjithçka është gati dhe se ky institucion ka përgjedhur skenarin B.
Shkollat janë detyruar të zgjedhin njërin nga të katër skenarët e propozuar nga Ministria e Arsimit gjithnjë në respektim të masave anticovid.