Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, nga dita e djeshme ka filluar vaksinimi Anti-Covid për personat 18+. Në qendrën e vaksinimit në Gjakovë interesimi i të rinjve është shumë i madh thanë mjekët në këtë qendër.
Të rinjtë u shprehën se kjo është në të mirën tonë sepse është kundër luftes ndaj Covid-19.
Është shumë e rëndësishme që edhe kjo grupmoshë të respektojë procesin e vaksinimit me qëllim të parandalimit të ndonjë vale të re të virusit Covid-19. Fatmirësisht të rinjtë e kanë mirëpritur këtë nismë dhe janë të gatshëm t’ju drejtohen qendrave të vaksinimit.
Theksojmë se cdo qytetar mund të zgjedhë llojin e vaksinës që dëshiron të marrë, me Astra Zeneca apo Pfizer.