Filloi shiu në Prevallë, zjarret po shuhen

Disa vatra zjarri kapluan një pjesë të maleve në Prevallë tash e disa ditë.

Madje, në shuarjen e zjarrit u angazhuan njësite të FSK-së dhe të KFOR-it.

Megjithatë, temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë pamundësuar shuarjen e plotë të zjarrit në të gjitha zonat ku ishte përhapur.

Pas shumë ditëve të nxehta dhe me përhapje të zjarrit, në Prevallë kanë nisur reshjet e shiut, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit./Bota sot

Read Previous

Pika kufitare në Merdarë, më e ngarkuara

Read Next

Real Madridi refuzon 100 milionë euro për yllin e skuadrës nga Arabia Saudite