Filloi regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme

Në të gjitha shkollat e mesme në Gjakovë ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta. 1 567 nxënës është numri total i nxënësve që është planifikuar të regjistrohen në vitin e ardhshëm shkollor 2021-2022 në pesë institucione të mesme shkollore. Ekipi ynë vizitoi njërën nga shkollat që zyrtarisht ka hapur konkursin.

Në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” janë planifikuar të regjistrohen 352 nxënës në 10 paralele. Konkursi për regjistrim mbetet i hapur deri të mërkuren. Kriter i pranimit në shkollën e mesme të mjekësisë është që nxënësit të kenë noten mbi katër në lëndët gjuhë dhe letërsi shqipe, kimi, fizikë dhe biologji. Në këtë institucion shkollor janë dy afate për regjistrim, mirëpo duke u bazuar në kërkesat e nxënësve që në ditën e parë, duket që numri do të plotësohet që në afatin e parë. Rezultatet e këtij konkursi do të dalin më 1 korrik.

Read Previous

Avokati Besnik Berisha përjashtohet nga gjykimi për vrasjen e Agonis Tetajt

Read Next

Seanca e kuvendit u zhvillua me debate e tensione mes pozitës dhe opozitës