FIFA refuzon propozimin e Zelenskyt për të shpërndarë mesazhin e paqes përpara finales së Botërorit

FIFA ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të shpërndarë një mesazh paqeje në ceremoninë mbyllëse, që do të zhvillohet përpara finales së madhe të 18 dhjetorit.

Siç raporton dhe CNN, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka refuzuar kërkesën e Zelensky për shpërndarjen e një videoje për tifozët e pranishëm, në stadiumin Lusail.

Vetë Presidenti ukrainas ishte “i habitur” nga përgjigja negative e FIFA-s, dhe tha se, “Ne menduam se ata donin të përdornin platformën e tyre për të mirën më të madhe”./EO/

Read Previous

Parashikimi i motit

Read Next

“Eja eja lule borë”, kënga që i ka rezistuar shtatë dekadave