FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritjen më të madhe në histori

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.

Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.

Në këtë renditje, Dardanët kanë marrë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s.

Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në pozitën e 109.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.

Read Previous

14 raste të vdekjes, dhe 368 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Read Next

Çfarë mendojnë qytetarët e Gjakovës për fushatën zgjedhore?