14 raste të vdekjes, dhe 368 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Nga 6882 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, 368 prej këtyre mostrave kanë rezultuar sit ë infekruara me virusin korona, kështu është bërë e ditur në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ky raport gjithashtu ka bërë të ditur që 1382 qytetarë që ishin të infektuar paraprakisht me COVID19, në 24 orët e fundit janë shëruar, duke e dërguar kështu numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 142,064 qytetarë.

Kërkesa e qytetarëve për vaksinim, ka vazhduar me ritmin e njëjtë, ku raportohet për 20,675 qytetarë  vaksinuar të vaksinuar në 24 orët e fundit, numër i vaksinimeve ky që shifrën totale të dozave të vaksinave të administruara në nivel vendi e ka dërguar në 1,110,286 vaksinime.

Read Previous

Publikohet formacioni më i mirë i javës së parë të Ligës së Kampionëve

Read Next

FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritjen më të madhe në histori