FFK konfirmon se e ka proceduar në CAS ankesën për ndeshjen Rumani – Kosovë

Image: REUTERS/George Calin

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka konfirmuar se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport – Gjykatën e Arbitrazhit Sportivë në Lozanë) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me regjistrimin e ndeshjes Rumani- Kosovë, të datës 15 nëntor, me rezultat zyrtar 3:0.

“FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shprehë besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar. /RTKlive

Read Previous

Shqipëria e nëntorit 1912

Read Next

Lojtari më i paguar në çdo sezon të Ligës Premier që nga edicioni 1992/93