Në fshatin Smolicë të Gjakovës shumë familje mirren me bujqësi e blegtori. Njëra nga to është edhe familja Bezhani. Në këtë fermë janë 45 krerë gjedhe të llojit Simental, Prej tyre 25 janë mëshqerra e mëzetër.https://www.syri-vision.tv/
Ibrahim Bezhani ditën e fillon me kujdes ndaj tyre, duke i ushqyer. Pasioni e përkushtimi që ka për blegtorinë e bëjnë atë të pandalshëm që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.https://www.syri-vision.tv/
Këtë fermë e ka ndërtuar falë grantit që ka përfituar nga ministria e Bujqësisë në vitin 2018 por një pjesë e investimit ka qenë edhe nga vetë ai.https://www.syri-vision.tv/
Për të qenë një fermer i suksesshëm Ibrahimi tha se duhet ta duash punën të cilën e bënë.E pa dyshim që kjo veprimtari sipas tij është shumë fitimprurëse.Ai na tha se deri në 330 litra qumësht gjatë ditës prodhohen.
Bezhani apeloj tek fermerët tjerë që të jenë punëtorë dhe të japin kontributin e tyre në vendin e vetë.Ndërsa kërkoj nga insitutcionet që të iu lehtësojnë procedurën e dokumenteve për qfarëdo aplikimi.
Mirëmbajtja dhe pastërtia në fermën e këtij puntori të vyer është në nivelor. Gjithë ky anagazhim e bënë atë të jetë një shembull mjaftë i mirë se si duhet të punohet për një bujqësi intensive.https://www.syri-vision.tv/