Muhamet Morina fermeri nga fshati Rogovë e Hasit tash e sa vite merret me bujqësi e blegtori. Aktualisht në fermën e tij ka 100 krerë lopë, punë kjo e cila kryhet me shumë vështirësi mirëpo që mundohet ta mbaj pasi që e ka jetike. Kulturat bujqësore të cilat i kultivon i duhet të marrë tokë me qera, e sipas tij kjo i shkakton dëme të mëdha financiare
Kujtojm që nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është bërë e ditur që do të vazhdoj të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë.