Me kostume të ndryshme, maska e motive të tjera festive fëmijët e Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” i paraprinë 31 tetorit, festës së Halloëeen. Edukatoret ishin kujdesur që vogëlushët ta kishin ditën e mbushur me aktivitete të cilat u përkasin moshës së tyre.
Ndërsa fëmijët në shoqëri të njëri-tjetrit, muzikës dhe dhuratave po e shijonin këtë ditë.
Këndi i menduar për festën e Halloëeen-it ishte vendi ku ata qëndruan për disa orë.
Edukatoret thanë se është misioni ynë që secilën ditë t’u bëjmë të veçantë fëmijëve duke i mësuar e argëtuar me aktivitete të ndryshme.