Faton Peci me kritika ndaj LDK-së, e quan “shoqëri aksionare”

Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e krahasuar këtë subjekt politik me një “shoqëri aksionare”.

“LDK kam përshtypjen që është shndërru në një shoqëri aksionare, sikur është e privatizume dhe varet se çka thonë aksionarët”, deklaroi Peci.

Ai kujtoi përfshirjen e tij të dikurshme në këtë parti dhe tha se LDK-ja e sotme nuk ngjan me atë për të cilën ai ishte angazhuar më parë.

“Duke qenë se kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në të cilën është angazhu LDK në të kaluarën, nuk ka të bëj me këtë sot”, theksoi ai.

Në vazhdim, Peci kritikoi qëndrimin aktual të partisë lidhur me konstituimin e institucioneve, duke e konsideruar si bllokues. /GazetaSinjali/

Read Previous

​A do ta mësojë sot Trepça rivalin e finales së madhe?

Read Next

Britania e Madhe mirëpret marëveshjen SHBA-Ukrainë