Pak metra i ndajnë shtëpitë e dy viktimave të natës së mbrëmshme. Familjet Mustafaj dhe Hamzaj të pamen e hapën bashkë për të ndarë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre. Ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Gllogjan tronditi jo vetëm fshatin por gjithë Kosovën. Genta dhe Ledioni u vranë pak metra para se të mbërrinin në shtëpi nga shkolla. Kryetari i fshatit tha që ngjarja e kobshme ka tronditur cdo banorë të fshatit ndonëse familiarët po mundohen të mbahen, teksa apelon të organet e rendit që zbardhja e këtij rasti të bëhet sa më parë.
Edhe një banorë i fshatit thotë që ky rast e ka prekur tejmase dhe uron që ngjarje të tilla mos të ketë më.
Para shtëpive të viktimave u pa edhe emergjenca e cila ka kryer vizita për familiarët, mjeku i qendrës kryesore të mjeksisë familiare tha se janë duke i vizituar familiarët për shkak të gjendjes së rënduar emocionale por fatmirësisht ata janë mirë.
Edhe familiarët e shoferit Gani Gjokaj në Skivjan kishin hapur dyert për të pame, një familiar i tij tha që kjo ngjarje i ka tronditur shumë sidomos kur edhe arsyen e vrasjes nuk e dijnë.
Reagime për këtë ngjarje tragjike kanë ardhur nga të gjithë krerët e shtetit po ashtu të gjithë kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë për këtë krim.