Familja Kastrati nga fshati Radostë e Rahovecit nga mëngjesi i sotëm ka filluar të presë qytetarë të shumtë për ngushëllim pasiqë familjari i tyre Kujtim Kastrati, në aksidentin e ndodhur në Brod të Kroacisë ka humbur jetën tragjikisht. E pritëm për gëzim sepse ishte nis me ardhë me e martu vēllaun e vogël por ja që rrugëtimi i tij ishte i shkurtër. Kështu u shpreh axha i të ndjerit Sadik Kastrati
Ai tha se komunikimi i fundit ka qenë dy ditë kur ka treguar se ka mbërritur në Slloveni dhe se udhëtimi po shkon mirë. Kur në mbrëmje kanë marrë konfirmimin nga MPB për vdekjen e birit të tyre.
Po ndihem shumë keq, fjalët janë të tepërta për të folur për Kujtimin, kështu tha një i afërm i të ndjerit.
Lutja e tyre ishte që këto lloj rastesh të mos ju ndodhnin më askujt duke uruar shërim për gjithë të lënduarit tjerë. Kujtimi pas vetes ka lënë prindërit, gruan dhe dy fëmijë.