Zonja e shtëpisë çdo ditë mbush kovën me ujë për ta nxehur sepse shtëpia ku banon nuk ka as kushtet elementare për jetë. Podiumet e shtëpisë të qara, e ditët e marsit që po i kalojnë në të ftohtë nuk po mund t’i durojnë fëmijët. Muret janë shkatërruar, e çdo pjesë e shtëpisë është jashtë funksionit. Pos këtyre gjërave ushqimore nuk ju ka mbetur asgjë në shtëpi.
Kryefamiljari i familjes Ferizi po kërkon nga bamirësit ndihmë. Të ftohtin thotë ai që nuk po mund ta durojnë më, fëmijët i ka të vegjël e sëmundjet veq se i janë bërë edhe më të rënda.
Familja katër antarëshe në Gjakovë kanë dy fëmijë, njëri 5 muajsh e tjetri 2 vjeç.