Fadil Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës

Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”, shkruan Nura.

Tutje ai ka thënë se do ta ketë nderin të shërbej tani si kryetar i Komunës së Skenderajt.

Ndryshe, Fadil Nura nga PDK-ja ka fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt më 17 tetor.

Ai siguroi 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind. /Telegrafi/

Read Previous

Dinamo Kiev – Barcelona, formacionet e mundshme

Read Next

Kosovës dhe Shqipërisë u kërkohet bashkim i tregjeve të energjisë