F1, 5 çështjet kryesore në prag të “2024 United States Grand Prix”

4 javës pas garës në Singapore, është koha të kthehemi në pistë për ¼ e fundit të sezonit 2024. Me një diferencë të ngushtë për të dy titujt duke nisur nga “paddock” në Austin.

Rifillimi i betejës për titull
Në përfundim të pushimeve të verës, Lando Norris kishte një deficit prej 78 pikës nga Max Verstappen dhe piloti i McLaren ka triumfuar në 4 garat paraardhëse ndaj leader-it të klasifikimit. Fitoret në Zandvoort dhe Singapore nga Norris morën një përgjigje administruese nga Verstappen që minimizoi dëmet. Në Monza mgjs, përfundoi i 3-ti, Norris mori 8 pikë ndërsa në Baku ai fitoi vetëm 3 pikë.

Lawson kthehet si zëvendësues i Ricciardo-s
Singapore ishte një garë sinjifikative për një ish shok skuadre të Verstappen dhe Norris pasi Daniel Ricciardo bëri paraqitjen e fundit në Formula 1. Australiani u zëvendësua nga Liam Laëson për pjesën e mbetur të sezonit. Piloti nga Zelanda e Re ka një mundësi të sigurojë kontratën me kohë të plotë për vitin 2025. Kjo edhe për impresionet pozitive, kur sërish ishte zëvendësues në fundin e sezonit të kaluar.

Përmirësimet në dizajn nuk mungojnë
Fundjava në Austin shënon startin e 6 garave në 8 javë të ndara nga dy prej tyre pushim mes Brazilit dhe Las Vegas-it. Mgjs jemi në mes të Tetorit, deri në fund kemi edhe ¼ e sezonit që përfshin edhe 3 evente Sprint. Ndaj skuadrat do të sjellin pjesë të reja dhe përmirësime në aerodinamikë. Kjo vlen për pjesën më të madhe të makinave në përspektivën e objektivave sezonale. Mbetet enigmë nëse McLaren do të ruajë avantazhin ndaj Red Bull në Austin. Nëse do ta bëjë, atëherë kjo do ta favorizojë për 5 garat pasardhëse.

Vendet bosh në tregun e pilotëve
Kthimi i Laëson te RB vlen vetëm për 6 garat e mbetura ndërsa Red Bull nuk e ka konfirmuar ende partnerin e Tsunoda-s për vitin 2025. Nga ana tjetër nëse zhgënjimet nga Sergio Perez do të vazhdojnë, Horner është shprehur se mund të kemi një partner të ri edhe për Verstappen. Sauber ka gjithashtu një vend bosh përkrah Nico Hulkenberg në vitin 2025. Valtteri Bottas është një kandidaturë e fortë, por Zhou Guanyu, Gabriel Bortoleto nga Formula 2 dhe Mick Schumacher janë sfidantë për vendin vakant.

Evente të shumta brenda dhe jashtë pistës
Austin organizon “United States Grand Prix” prej vitit 2012 dhe gjatë kësaj kohe është rritur ndjeshëm duke u bërë një nga garat më të mëdha në kalendar. Numri i tifozëve ka arritur ½ milioni në vitet e fundit ndërsa eventet Sprint garantojnë një konkurencë të shtuar gjatë 3 ditëve pistën e Austin. Kaq ka mjaftuar që Sting dhe Eminem të mbajnë koncertet e tyre gjatë fundjavës së F1, apo dhe ndeshje të ndryshme nga NFL. /Euronews.al/

Read Previous

Harris thotë se presidenca e saj s’do të jetë vazhdimësi e asaj të Bidenit

Read Next

Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen