Evropa ka arritur të mbledhë 90% të rezervave të gazit për dimrin

Evropa është e përgatitur tashmë për dimrin e ardhshëm, që prej fundit të muajit gusht.

Sipas një publikimi nga vetë Komisioni Evropian, vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur të mbledhin 90% të rezervave të gazit natyror, të cilat nevojiten për përballimin e shpenzimeve energjetike kontinentale në muajt më të ftohtë të vitit.

“Mbushja e kapaciteteve tona të depozitimit të gazit përpara dimrit na ndihmon të përgatitemi për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me gaz”, shkruhet në faqen zyrtare të KE-së në platformën X.

I gjithë kapaciteti ruajtës i BE-së është 100 miliardë metër kub gas, të cilat kryesisht vihen në punë kur ka mungesë furnizimi.

Me nisjen e luftës në Ukrainë vitin e shkuar dhe sanksionimin e tejskajshëm të Rusisë – duke parë varësinë që kontinenti ka pasur nga gazi rus vitin e shkuar – vendet evropiane u detyruan të gjenin rezerva gjetkë.

Kështu, Gjermania lidhi marrëveshje të reja me Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia me Algjerinë e kështu me radhë.

Ndikimi i gazit rus në BE ka rënë ndjeshëm në vitin e fundit.

Ndërsa, plani për të investuar më shumë në energji të gjelbër dhe arritjen e nivele të mëdha të energjisë së ripërtëritshme brenda 2030, do ta pakësojnë edhe më shumë varësinë energjetike nga Rusia për Evropën.

/albanianpost/

Read Previous

Prokuroria Speciale deklarohet rreth bastisjeve në MINT

Read Next

Kanadaja “në mëshirë” të zjarreve/ Flakët i afrohen qytetit, evakuohen banorët