Prokuroria Speciale deklarohet rreth bastisjeve në MINT

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

ARRESTOHEN TRE PERSONAT R.M. H.G DHE I.L. PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE Prishtinë, 18 gusht 2023 –

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

/eo/

Read Previous

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve në Gjakovë

Read Next

Evropa ka arritur të mbledhë 90% të rezervave të gazit për dimrin