Eurostat për të vetëpunësuarit: Më të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Të kesh një biznes në Shqipëri, nuk të bën më pak të rrezikuar nga varfëria. Midis rënies së xhiros, taksave e detyrimeve të tjera, të vetëpunësuarit deklarojnë sot vështirësi në mbajtjen e aktivitetit.

E dhëna e fundit e publikuar nga Eurostat për vendin tonë tregon se 41% e të vetëpunësuarve në Shqipëri ishin në risk të lartë varfërie dhe përjashtimi social. Përfaqësuesit e biznesit ne Shqipëri shprehen se gjendja ka ardhur në përkeqësim edhe gjatë dy viteve të fundit.

Në vitin 2021, para se kriza të niste të shfaqej, dy në dhjetë të vetëpunësuar në Bashkimin Europian rrezikonin varfërinë. Në vendin tonë, rreziku është dy herë më i lartë. Kjo kategori është edhe më e dëmtuara nga kriza, teksa qeveria po përgatit një ligj të ri për tatimin e të vetëpunësuarve, që pritet të paguajnë më shumë taksa.

/A2CNN/

Read Previous

Këto janë vendet evropiane që mund të preken nga sulmet bërthamore

Read Next

8 fjalët e reja që u shtuan në fjalor këtë vit