• 5 October, 2022

8 fjalët e reja që u shtuan në fjalor këtë vit

Zbuloni fjalët e reja që i janë shtuar fjalorit prestigjioz të Oxfordit këtë vit – dhe shihni nëse e gjeni veten tek ndonjëra prej tyre.

Fjalë të reja dalin çdo vit!

Ato shpesh vijnë si rezultat i ndryshimeve në kulturën popullore apo atë komerciale, çështjeve socio-politike si dhe inovacioneve në teknologji.

Lexoni më tej për të zbuluar 8 fjalët kryesore angleze që i janë shtuar fjalorit të Oxford-it, të cilat na mësojnë të kuptojmë më shumë rreth asaj që e ka shtyrë përpara ndërgjegjen kolektive këtë vit.

1 – Moda virtuale

Përkufizimi: dizanjimi dhe shitja e veshjeve dhe aksesorëve të modës për platformat dhe avatarët virtualë.

Markat e modës kanë nisur të hyjnë dhe operojnë në botën dixhitale me koleksione të tëra që ekzistojnë vetëm virtualisht. Për shembull, shtëpia italiane e modës Moschino u bashkua me Sims për të krijuar një grup dizajnesh vetëm për avatarët Sims.

Ndërsa mund ta mendoni si diçka të çuditshme, kjo risi po vlerësohet nga njerëzit në mbarë botën, për shkak se mund të çojë në një reduktim të modës së shpejtë dhe një lëvizje drejt një industrie më të qëndrueshme.

Si e përdorim?

Më pëlqen moda e re virtuale që bletë për avatarët e Sims – është vërtet fantastike!

2 – Metaverse

Përkufizimi: një hapësirë ​​e realitetit virtual në të cilën përdoruesit mund të ndërveprojnë me një mjedis të kompjuterizuar (që simulon realitetin) si dhe përdoruesit e tjerë në formë avatarësh.

Kjo është një fjalë që ka të ngjarë ta keni dëgjuar shumë gjatë vitit 2022, falë Mark Zuckerberg. Përmendur për herë të parë në një roman fantastiko-shkencor në vitin 1992 – metaverse është një realitet dixhital që kombinon aspekte të rrjeteve sociale, lojërave, realitetit të augmentuar (AR), realitetit virtual (VR) dhe kriptomonedhave për t’i lejuar njerëzit të ndërveprojnë virtualisht.

Në thelb, ju ofron mundësinë për të ‘jetuar’ brenda një universi dixhital. Përdoruesit thuhet se do të jenë në gjendje të  luajnë, të mësojnë, të blejnë etj etj. – të gjitha nga ‘komforti’ i shtëpisë! E bukur, e frikshme, por pjesë e realiteti tonë tashmë…

Si e përdorim?

Kalova disa orë duke u shoqëruar me miqtë në metaverse të dielën.

3 – Crowdfunding

Përkufizimi: mbledhja e fondeve (p.sh. për një biznes të ri) duke kërkuar kontribute nga një numër i madh njerëzish, veçanërisht nga komuniteti online

Një fjalë e përbërë nga fjalët “turma” dhe “financim”. Ky koncept ka marrë hov kohët e fundit. Platformat e Crowdfunding përfshijnë Kickstarter (për bizneset) apo GoFundMe (për mbledhësit e fondeve dhe individët). Ato përdoren gjerësisht dhe po rriten në popullaritet vit pas viti!

Si e përdorim?

Ajo përdori një faqe interneti crowdfunding për të vetëfinancuar biznesin e saj të ri dhe arriti të mblidhte shumë para.

4 – ASMR

Përkufizimi: Reagimi Shqisor Meridian Autonom (ASMR) është një ndjesi relaksuese, tejet qetësuese që njerëzit e ndjejnë në lëkurën e tyre dhe që shpesh shkaktohet nga zëri.

ASMR ka fituar popullaritet në YouTube vitet e fundit. Ai përfshin prodhimin e tingujve dhe zhurmave të buta si pëshpëritjet, kërcitjet dhe trokitjet në një përpjekje për të shkaktuar ndjesi shpimi dhe gjilpërash tek personi që e dëgjon.

Si e përdorim?

Zakonisht dëgjoj ASMR para se të shkoj në shtrat. Është kaq relaksuese sa më ndihmon të bie në gjumë.

5 – Finfluencer

Përkufizimi: një lloj specifik influencuesi që fokusohet në tema të lidhura me paratë

Deri më tani, të gjithë kemi dëgjuar për influencuesit (influencer) – ata që përdorin ndikimin e tyre tek një numër i madh njerëzish për të shitur produkte të ndryshme në rrjete sociale apo për të shpërndarë vëmendjen rreth një çështjeje sensibilizuese  – por ju mund të mos keni dëgjuar ende për fjalën ‘finfluencers’.

Këta janë njerëzit që po flasin për paratë apo financat në rrjete sociale. Kjo mund të përfshijë këshillat për investimin, pastrimin e borxhit apo udhëzime se si të fitoni para duke përdorur rrjetet sociale etj. Natyra e këtyre influencera-ve është ajo e një mentori apo këshilluese financiar.

Si e përdorim?

Një finfluencer më ndihmoi të zbuloja se cilat janë bizneset më të mira për të investuar këtë vit.

 6 – Gig Worker

Përkufizim: një person që punon punë provizore apo të përkohshme zakonisht në sektorin e shërbimeve si kontraktues i pavarur ose profesionist i pavarur.

Gig-et apo gigs në anglisht janë pikërisht këto punë të përkohshme siç mund të jenë eventet e ndryshme apo projektet, librat, emisionet etj.

Edhe pse kjo frazë ka ekzistuar edhe më parë, ajo vetëm këtë vit ka hyrë zyrtarisht në fjalor! Arsyeja për këtë është me siguri fakti që kjo lloj pune po përhapet më shumë në mbarë botën!

Punonjësit e Gig-eve mund të jenë freelancera apo kontraktorë të pavarur, punonjës të platformave online, punonjës të firmave me kontratë, ose punonjës të përkohshëm. Shpesh, ata punojnë për kompanitë “sipas kërkesës” apo kur ato kanë nevojë për ta.

Si e përdorim?

Vëllai im punon në mënyrë provizore – ndonjëherë ai ka shumë projekte në të njëjtën kohë, dhe ndonjëherë ai nuk ka asnjë punë!

7 – Co-working

Përkufizimi: Kjo fjalë përkufizon rastet kur punonjës nga kompani të ndryshme bashkohen për të ndarë një hapësirë të vetme ​​​​për të punuar.

Ashtu si ‘gig workers’, ky term nuk është i ri, por thjesht po hyn në fjalor këtë vit. Kjo është një mënyrë shumë e popullarizuar e punës për këdo që është një profesionist i pavarur ose dixhital, por nuk dëshiron të punojë vetëm apo të marrë një ambient me qira i vetëm, zgjidhja është bashkëpunimi!

Hapësirat e bashkëpunimit po shfaqen në qytete anembanë botës dhe u ofrojnë njerëzve lehtësira të ngjashme me ato të një zyre. Për shembull, shumë prej tyre ofrojnë tavolina, pajisje kuzhine, rezervuarë uji dhe dhoma takimi.

Si e përdorim?

U lodha duke punuar vetëm, kështu që iu bashkova një hapësire bashkëpunimi ku mund të punoj me njerëz të tjerë në të njëjtën situatë.

 8 – Staycation

Përkufizimi: pushime në qytetin tuaj (jo jashtë vendit)

Staycations u popullarizuan si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia. Teksa rezervimet e tyre për pushime të huaja u anuluan, njerëzit nisën të organizonin pushime lokale.

Pavarësisht nëse bëhej fjalë për një qytet, park, festival apo atraksione të tjera lokale, pushimet dhe organizimet në shtëpi janë shtuar në 12 muajt e fundit duke i fituar kësaj fraze një vend në fjalor.

Si e përdorim?

Këtë vit vendosëm të organizonim një staycation pasi udhëtimi ynë jashtë vendit u anulua!

/Euronews/

Read Previous

Eurostat për të vetëpunësuarit: Më të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Read Next

Nagavci: S’ka kërkesë nga SBASHK-u e që nuk është adresuar, me përjashtim të 100 euroshit – mësimi të fillojë të hënën