Europol sjellë detaje dhe fotografi të operacionit që prangosi 45 shqiptarë

Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) në bashkëpunim edhe me FBI-në amerikane ka goditur njërin nga rrjetet më aktive të trafikimit të kokainës në Evropë që u përkiste shqiptarëve.

Përmes një komunikate për media Europol ka bërë të ditur se aksioni i tyre ka përfshirë angazhimin e 600 oficerëve të policisë në Spanjë, Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Holandë.

Europol ka bashkëpunuar edhe me FBI-në amerikane përpos autoriteteve policore të shteteve të tjera.

Sipas Europol, anëtarët e rrjetit kriminal kanë udhëtuar rregullisht në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të aranzhuar biznesin e tyre ilegal duke shfrytëzuar pajisje të koduara për komunikim për të koordinuar aktivitetet./Gazetaexpress/

Read Previous

Lëvizja Studentore “Jakova” paralajmëron protesta nëse rritet çmimi i biletave Gjakovë – Prishtinë

Read Next

Në 24 orë kryhen rreth 6 lindje në repartin e gjinekologjisë në Gjakovë