UEFA Europa League do të vijë këtë të enjte me 18 ndeshjet e fundit të fazës së ligës, të cilat do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00. Lazio luan për vendin e parë në renditje, të cilin e mban edhe aktualisht. Një situatë krejtësisht ndryshe shfaqet për rivalët e tyre më të hidhur, Roma-n, e cili rrezikon eliminimin.
Eintracht Frankfurt, Athletic Bilbao, Manchester United, Lyon, Tottenham, Anderlecht dhe FCSB (Seaua e Bukureshtit) janë ekipet e avantazhuara për të kaluar në raundin e 16-të, aty ku Lazio është e kualifikuar tashmë.
Galatasaray, Bodo/Glimt, Viktoria Plzen, Olympiacos, Rangers, AZ, USG, PAOK, Ajax, Real Sociedad, Midtjylland, Elfsburg, Roma, Ferencvaros, Fenerbahce dhe Besiktas janë skuadrat e avantazhuara për të kaluar në raundin e play-off-it.
Megjithatë, emra si Roma, Fenerbahce, Besiktas dhe Sociedad, ndër të tjerë, rrezikojnë të mbeten jashtë Europa League, në bazë të rezultateve të ndeshjeve të sotme.
Ndër përballjet më interesante të mbrëmjes do të jenë: Roma – Frankfurt, Braga – Lazio, Ajax – Galatasaray, apo dhe FCSB – Man United. /Albanianpost.com