Eurodeputeti Romeo Franc: Tani Kosova ka një rol kyç për paqe në Evropë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me Romeo Franc – deputet i Parlamentit Evropian.

Eurodeputeti Franc ka thënë se tani Kosova ka një rol kyç për paqe në Evropë.

Ai po ashtu ka shtuar se Kosova duhet të jetë një shtet i fortë dhe pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kur erdha dje në Kosovë, u ndjeva sikur në shtëpi. Jam shumë i lidhur me diasporën kosovare dhe një nga asistentet e mi është rom nga Kosova. Vendi juaj ka zënë vend në zemrën time”.

“Nga pikëpamja ime Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian – kjo për mua është shumë e qartë. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne jemi duke pritur shumë gjatë dhe kjo duhet me patjetër të ndodhë”.

“Tani Kosova ka një rol kyç për paqen në Evrope. Kur e shohim Serbinë, zhvillimet me Rusinë, zhvillimet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova është shumë e rëndësishme”.

“Kosova duhet të jetë një shtet i fortë”, ka theksuar ai.

klankosova.tv

Read Previous

Shqipëria merr pjesë në stërvitjen e forcave sulmuese dhe mbështetëse detare të NATO-s në detet Adriatik dhe Jon

Read Next

Pesë policë të vrarë në këtë shtet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme