Eurodeputetët e Komisionit BE-Shqipëri vizitë triditore në Tiranë

Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të Komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë më 29 tetor një vizitë në Tiranë.

Burime të Top Channelit thonë se ata do të takohen me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali.

Mësohet se pjesë e këtij delegacioni nga Strasburgu do të jetë edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri, ish-kandidat i opozitës në bashkinë e Himarës, i dënuar për korrupsion në zgjedhje.

Lajmin e kanë raportuar gjithashtu edhe mediat greke. To Vima e shikon këtë takim si një fitore të diplomacisë greke ku vihet theksi te kushtet e Athinës që rruga e anëtarësimit të Tiranës zyrtare kalon përmes të drejtave të minoritetit grek

Sapo anëtarët e komisionit të mbërrijnë në Tiranë, komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po marrë pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri në Shtëpinë Europiane, në rrugën “Papa Gjon Pali”. Menjëherë pas saj, do ketë një takimi me kryetaren e kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët në vijim diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri./telegrafi/

Read Previous

Nga KEK-u thonë se po punohet që sa më parë të kthehet njësia A4 e termocentralit “Kosova A”

Read Next

Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë blerje pas lëndimit të Carvajal