Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Basketbolli evropian është gati për të shijuar dy takimet gjysmëfinale të Eurobasket 2025, i cili deri më tani ka rezervuar shumë surpriza.

Ditën e djeshme grupi i talentuar i lojtarëve nga Gjermania neutralizoi yllin e Lakers, Donçiç, i cili nuk u dorëzua pa luftuar pasi ishte autor i 39 pikëve prej 91 të realizuara në total nga ekipi i Sllovenisë.

Në gjysmëfinale Gjermania pret surprizën e këtij eventi Finlandën, e cila mundi Gjeorgjinë me shifrat 93-79. Gjermani-Finlandë do të jetë gjysmëfinalja e parë e turneut, e cila do të luhet nesër (të premten) në orën 16:00.

Sa i përket takimit tjetër, atij të orës 20:00 pritet një ndeshje mjaft e luftuar pasi Turqia sfidon Greqinë për një vend në finalen e madhe.

Në çerekfinale Turqia mundi Poloninë 91-77 ndërsa Greqia triumfoi mbi Lituaninë me shifrat 87-76. /RTKLive

Read Previous

Super-kompjuteri parashikon favoritët e Ligës së Evropës 2025/26

Read Next

Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor