Euro dhe dollari qëndrojnë në nivele të ulëta ndaj lekut

Image: REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Monedha europiane euro vazhdon të tregtohet në nivele të ulëta në raport me lekun shqiptar. Në tregun valutor këtë të premte, 30 maj, euro blihet me 98 lekë dhe shitet me 98.8 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu mbahet në nivele të ngjashme, duke u blerë me 86.3 lekë dhe shitur me 87.4 lekë. Paundi britanik qëndron i pandryshuar, me çmime blerjeje 116 lekë dhe shitjeje 117.2 lekë.

Ndërkaq, franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë, duke u blerë me 104.3 lekë dhe shitur me 105.5 lekë. Këto lëvizje tregojnë stabilitet, por edhe sfida për monedhën europiane në tregun valutor shqiptar. /GazetaSinjali/

Read Previous

Trump me vendim të ri për studentët që vlen edhe për Kosovën

Read Next

Karburant me çmime të volitshme? Zgjidh Petrol Company!