Shqipëria dhe Kosova U-19 për vajza mësuan këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në fazën e dytë të Kampionatit Evropian 2024 për këtë grupmoshë.
Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin B2, së bashku me Skocinë, Qipron e Lihtenshtejnin.
Kosova u pozicionua në Grupin B3 së bashku me Izraelin, Gjibraltarin dhe Luksemburgun.
Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin B2 dhe UEFA-s nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë ndeshjet e këtij grupi. Kësisoj, në shortin e hedhur nga UEFA, u përzgjodh Shqipëria si vendi që do të mirëpresë ndeshjet e këtij grupi, në datat 3, 6 dhe 9 prill. /Albanianpost.com