EULEX ofron 83 mijë euro shpërblim për personat që japin informacione lidhur me vrasjen e zyrtarit të tyre

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kujtuar sot në tetë vjetorin e vdekjes zyrtarin e tyre, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, EULEX shkruan se të ndjerin e kujtojnë dhe shprehin keqardhje për familjen e tyre.
“Ishte e enjte 19 shtator 2013, kur kolegu ynë Audrius Senavicius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij”.

Misioni i EULEX ka shkruar se kush ka informacione lidhur me vdekjen e zyrtarit të tyre ata si shpërblim do t’i oftojnë 82 mijë euro.

“Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 eurove për informatat që do të mundësojnë arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181

Read Previous

Qytetarët me dy doza të vaksinës anticovid kërkojnë masa më të lehta

Read Next

Dhjetë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19