Është mbajtur një tryezë për të shpalosur rezultatet e hulumtimit të bërë nëpër mëdia për gjuhën e urrejtjes projekt ky I ATRC-së . Ky është edhe hulumtimi i parë që bëhet në Kosovë dhe janë përfshirë 10 media online dhe 6 kanale televizive. Në këtë oraganizim ishin të ftuar pjesëtar të institucioneve , policisë së Kosovës, oragnizatave të ndryshme si dhe mediat.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë diskutuan për çështje të ndryshme, shpalosën pakënaqësitë ku me ç’rast edhe Lendrit Qeli përfaqësues nga Radio Prosperiteti, bëri thirrje që të ndalohet gjuha pezhorative në media, ku kryesisht përdoret për Komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas. Sakibe Doli nga organizata “Shtëpia e Sigurt”, tha se disa herë shtëpia ka rënë pre e keqpërdorimit të individëve të painformuar mirë për rolin e shtëpisë. Ndërkaq përfaqësues nga policia kërkuan që në projekte të kësaj natyre të bashkëpunohet edhe me policinë për të arritur hulumtime sa më të sakta.
Është hera e parë që hulumtohet gjuha e urrejtjes në media