Shkolla e mesme Ekonomike “Kadri Kusari” pritet të bëhet me sallë sportive të re. Mjete financiare me vlerë rreth 200.000 mijë euro janë investuar nga Komuna e Gjakovës në këtë objekt. Punimet janë duke shkuar mirë, pohon drejtoresha Merita Bokshi, e cila ndër të tjera tregoi se kur pritet të përfundojnë punimet.
Dimri ka qenë i vështirë për të zhvilluar aktivitete sportive. Reshjet u pamundësojnë profersorëve të këtushëm që të planifikojnë një orë adekuate të planifikuar mirë. Mirëpo shumë shpejt ky problem do të evitohet.
E ata që më së shumti do i gëzohen sallës së re janë nxënësit, për të cilët ky ambient është esencial në zhvillimin e tyre.
Punimet pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.