Kryetari i komunës, Ardian Gjini inspekton punimet në Çabrat dhe Dardani

Në komunën e Gjakovës dita ditës po vërehen punë të mira në interes te qytetarëve duke iu lehtësuar mënyrën e jetesës secilit banorë. Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini gjatë ditës së sotme ka bërë inspektimet e punimeve në dy rrugë. Rruga “Martirët e Lirisë” në Çabrat do të këtë qasje të dyanshme, u shpreh kryetari Gjini.

Gjini shtoi se shumë shpejtë do të ndërtohet amfiteatri “Fadil Hoxha” në Çabrat dhe se kjo zonë do të jetë pjesë turistike dhe rekreative për qytetarët.
Në vazhdën e aktiviteteve të tij, kryetari Gjini gjithashtu beri inspektim edhe në rrugën “Dëshmorët e Dujakës” në Dardani ku tha se po ndihet shumë mirë pasi që kjo pjesë e rrugës nga një gjendje katastrofale është shndërruar në një zonë që është e pranushme nga secili banor i këtij lokaliteti.

Gjini u shpreh gjithashtu se problemet me buxhet në nivelin qendror i kanë ngadalësuar disa projekte për zbatim.
Këto dy projekte planifikohen të përfundohen së shpejti.

Read Previous

SHM Kadri Kusari së shpejti me sallë sportive

Read Next

Filloi asfaltimi i rrugës “Nënë Tereza”