Është duke vazhduar trendi i regjistrimit të pronës së paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve e rregulluar me udhëzimin administrativ në fuqi. Edhe në komunën e Gjakovës thonë se ky proces është duke u shfrytëzuar nga shumë çifte të cilat duan që pronën e tyre ta përkthejnë në emër të dy bashkëshortëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë bërë 367 regjistrime në emër të dy bashkëshortëve, por edhe në dy muajt e parë të këtij viti është duke vazhduar ky trend i rritjes. Këtë e konfirmoi edhe drejtori drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Gjevalin Nikollbibaj.
E për pjesën ku njëri bashkëshort e trashëgon pronën e prindërve ajo është pronë e cila regjistrohet vetëm në emër të përfituesit ose trashëgimtarit.
Ndërsa në raportin për vitin 2021 nga ky dikaster thuhet se janë zgjidhur 1935 lëndë me karakter juridik nga 2034 sa ishin.