Vazhdon dukuria e hedhjes së mbeturinave përreth lumenjëve

Ndonëse është vendosur shenja që ndalon hudhjen e mbeturinave prapë se prapë ura në lagjen e Çabratit është në gjendje mjaft të keqe. Këto pamje e tregojnë këtë më së miri gjendjen aktuale në këtë zonë të qytetit. Banorët që jetojnë në afërsi të kësaj ure tregojnë që persona të panjohur nga lagje të tjera gjuajnë mbeturina nga makinat e tyre dhe kjo i shqetëson mjaft ata.

Të njejtën pamje e shohim edhe tek ura e Lagjes “Fehmi Agani”, persona të pakujdesshëm e kanë ndotur edhe këtë ambient dhe të njejtin shqetësim e kanë edhe banorët e këtushëm.

Edhe pse Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” ka bërë disa herë pastrimin e këtyre zonave, siç duket për disa qytetarë ende vazhdon procesi i njejtë, ata lumenjt i shohin si vende për të hedhur mbeturina thanë mes tjerash banorët.

Drejtori i kësaj kompanie Behar Ferizi përmesë telefonit ka thënë se që nga nesër do të fillojë përsëri pastrimi në të gjitha zonat duke shpresuar që qytetarët të vetëdijësohen dhe mbeturinat ti hedhin në kontinjerët e destinuar në secilën pjesë të qytetit duke mos lejuar shkatërrimin e pronës publike e gjithsesi edhe imazheve të bukura që mund të ofrojnë lumenjt dhe urat.

Read Previous

Është duke vazhduar trend i regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve

Read Next

Pritet të restaurohet kulla më e madhe në Kosovë, kulla e familjes Kryeziu