Është mësuar agjenda paraprake e vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që zhvillohet të enjten në Tiranë.
Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar, si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar dhe më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA-ja të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.
Vizita e Escobarit do të ndodhë vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar, të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së.
Nga ana e tij, Basha ka thirrur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor.
/A2 CNN/