Escobar dhe Lajçak takohen sot me krerët e shtetit

Emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të zhvillojnë takime me krerët e institucioneve të Kosovës në përpjekje për arritjen e marrëveshjeje për targat dhe letërnjoftimet.

Escobar dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani, takim ky ky i cili zgjati rreth dy orë. Ndërsa sot në ora 14:00, ai do të takohet sërish me të parën e vendit, por kësaj radhe i shoqëruar edhe nga Lajçak.

Të dy emisarët do të takohen sot në pra 15:00 edhe me kryeministrin Albin Kurti, e më pas do të takohen edhe me krerët e opozitës.

Escobar dhe Lajçak pritet të vizitojnë edhe veriun e vendit. 

Read Previous

Raporti i ASK thotë se Indeksi i Çmimeve të Inputeve të Bujqësisë është rritur për 45% krahasuar me 2021

Read Next

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit A.J