Eros Grezda nga Kroacia në Hungari

Futbollisti Eros Grezda, do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Hungarisë pasi është transferuar te Zalaegerszegi TE, duke u larguar nga Osijeku.

26 vjeçari është huazuar nga klubi kroat me mundësi të transferimit nga klubi aktual hungarez, transmeton Klankosova.tv.

Mesfushori ofanziv kohëve të fundit ka pasur probleme me lëndime të shumta që ia kanë pamundësuar paraqitjet në fushë.

Grezda më parë ka luajtur edhe në Slloveni për ekipet Aluminij, Zvarc teksa në Kroaci përveç Osijekut ishte pjesë edhe e Lokomotivës.

Për një sezonë, ai ishte pjesë edhe e klubit skocez Rangers. Kurse ka luajtur edhe për kategorit e reja të FC Prishtinës.

Për kombëtaren shqiptare Eros Grezda ka regjistruar 13 paraqitje.

Read Previous

I jepet lamtumira e fundit shoferit Naser Sylmetaj

Read Next

Varrosen nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci