Shefi i Misionit të UNHCR-ti në Kosovës, Eroll Arduç ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Gjatë këtij takimi ai tha se situata e refugjatëve në Kosovë është stabile, por shtohet se problem mbetet integrimi i tyre në shoqërinë kosovare. Arduç theksoi se procesi i kthimit mbetet problem për Qeverinë e Kosovës pasi interesimi i të zhvendosurve për tu kthyer për të jetuar në Kosovës siç tha ai është i vogël.
Arduç po ashtu deklaroi se Kosova ka kapacitete infrastrukturore edhe për strehimin e 240 azilkërkuesve. 100 prej tyre mund të vendosen në Qendrën e Azilit në Magurë dhe 140 në Vranidoll.
Shefi i Misionit të UNHCR-it, Eroll Arduç tha se në Kosovë janë hartuar ligje të qarta për azilkërkuesit të cilat janë në përputhjen me standardet e BE-së.
Shefi i Misionit të UNHCR-it lidhur me procesin e kthimit tha se ky proces ka nevojë për një drejtim të ri pasi në Kosovë ka mijëra të zhvendosur dhe numri i të kthyerve është mjaftë i ulët.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet tu ofrojnë atyre mundësi që të kthehen sepse ata kanë vështirësi edhe në të drejtën e pronës.
Pas kësaj deklaratekryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriu, Duda Balje tha se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të akomodimin e të gjithë atyre që duan të kthehen dhe të jetojnë në Kosovës.
Ajo tha se deri tani nuk ka parë vështirësi për kthimin e askujt në Kosovë.
Sa i takon procesit të integrimit të refugjatëve Arduç tha se ata nuk kanë shumë interesim për të vazhduar të qëndrojnë në Kosovë.
Kryesuesja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkoi të di më shumë për kapacitetet për përkujdesjen ndaj fëmijëve refugjat dhe mundësit e tyre për edukim dhe qasje në sistemin shëndetësor.
Shefi i Misionit të UNHCR-it në Kosovës, Eroll Arduç lidhur me këtë tha se meqenëse Kosova nga refugjatët shfrytëzohet vetëm si transit edhe numri i fëmijëve që lindin në Kosovë është i vogël.
Ai thotë se deri tani vetëm 7 fëmijë kanë kërkuar strehim në Kosovës, dhe se sigurimi i kushteve për këtë kategori është përgjegjësi e qeverisë.
Përgjigje në pyetjen e Balje pari edhe përfaqësuesja e UNHCR-it për të drejtat e njeriut, Merita Ahma e cila tha se legjislacioni në Kosovë azilkërkuesve iu jep të drejtën dhe qasje në gjithë sistemin shëndetësor dhe atë arsimor.
Ai si shqetësim ka ngritur edhe vonesat për të ofruar asistencë sociale për azilkërkuesit në Kosovës. Arduç tha se ky proces po zgjatë shumë dhe nuk është efikas.
Gjatë raportimit shefi i Misionit të UNHCR-it tha se autoritet Kosovar më shumë interesohen për sigurimin e kufijve se sa për të drejtat e njeriut në këto pika. Eroll Arduç ngriti si shqetësim edhe bartjen e refugjatëve nga kufiri i Kosovës e deri në qendrat e azilit për çka tha se transporti i tyre bëhet me automjete shumë të vjetërsuara.
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione u dakorduan që këtë të mërkurë të vizitojnë qendrën e azilit në Magurë./KosovaPress