Peshëngritësi që përfaqëson Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Riad të Arabise Saudite, Erkand Qerimaj ka arritur rezultate të kënaqeshme. Ai arriti vendin e pestë në stilin e shkëputjes dhe të shtatin në dy garësh.
Në kategorinë 81 kilogramë meshkuj, Qerimaj arriti të dilte në vendin e pestë në stilin e shkëputjes duke ngritur në total 156 kg. Ndërsa në dy garësh, ku u rendit i shtati, ai ngriti 337 kg.
Peshëngritësi tjetër kuqezi në Riad, Briken Calja u rendit në vendin e tetë në kateogrinë e tij duke ngritur një total prej 337 kg në dygarësh.
Kujtojmë se dy sportistët kuq e zi garuan me mbi 40 sportistët më të mirë të botës. /Albanianpost.com