Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të sjellë konflikti mes Iranit dhe Izraelit, duke theksuar se një përshkallëzim i mëtejmë i situatës mund të shkaktojë një valë të madhe migrimi drejt Evropës.
Gjatë një bisede me liderin e partisë opozitare gjermane CDU, Friedrich Merz, Erdogan u shpreh se kriza në Lindjen e Mesme nuk është kërcënim vetëm për rajonin, por edhe për kontinentin evropian.
Sipas Anadolu Agency, Erdogan ka theksuar: “Konflikti mund të shkaktojë një rritje të madhe të migracionit që do të prekte Evropën dhe rajonin.”
Ai gjithashtu ka paralajmëruar për një tjetër rrezik të mundshëm, duke shtuar: “Spirali i dhunës i nxitur nga sulmet e Izraelit mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën, si në aspektin e migrimit, ashtu edhe për mundësinë e rrjedhjes bërthamore.”
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë në rritje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po rrit përpjekjet për të shmangur një konflikt të hapur rajonal me pasoja globale. /GazetaSinjali/