Epidemiologu Alimehmeti: Shqiptarët po falsifikojnë testet e vaksinimit anti-Covid

Në një kohë kur vendi bën thirrje për vaksinim masiv kundër Covid-19, në tjetër fenomen shqetësues është në rritje. Ai i falsifikimit të çertifikatës së vaksinimit. Diçka të tillë e konfirmoi edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti për Euroneës, duke thënë se vaksinimi i rremë po rritet gjithmonë e më shumë, gjë që është jashtë çdo lloj rregulli.

Shumë njerëz zgjedhin të mos e bëjnë vaksinën dhe kundrejt një shume parash marrin një pasaportë vaksinimi false, gjë që do t’i ndihmonte për të udhëtuar lirisht.

“Për ligjet e shtetit shqiptar ky është një krim”, -u shpreh ai duke theksuar se interesi i përbashkët i të gjithëve duhet të jetë përqindja e lartë e popullsisë së imunizuar./Anabelmagazine

“Shumica e studentëve e kanë kaluar COVID. Një studim që u publikua në mujain korrik,  52% dolën pozitiv me anti-trupa. Kjo ishte para valës Delta.”- vazhdoi ai duke shtuar se duhet të merret gjithashtu parasysh edhe imuniteti natyror.

Read Previous

Vdes animatorja e filmit ‘Borëbardha dhe shtatë xhuxhat’

Read Next

Si ndikon ndotja e ajrit tek shëndeti i trurit