Epidemia e “kërpudhave të zeza” e lidhur me COVID-19, po përhapet me shpejtësi

India përveç që po përballet me valën e katërt të koronavirusit, atje është raportuar një epidemi e “kërpudhave të zeza”.

Sipas The Guardian, sëmundja e kërpudhave, e quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 për qind.

Sëmundja po prek ata pacientë fillimisht në hundë, e pastaj ka mundësi të shpërndahet në tru.

Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm me operacion duke hequr syrin ose pjesën e kafkës dhe nofullës. Nga kjo sëmundje e rrallë, kanë vdekur 219 persona.

Rastet e raportuara me këtë sëmundje janë shfaqur te pacientët që kanë qenë të infektuar me COVID-19./GazetaSinjali/

Read Previous

Shefi i OSBE-së pret që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit të Deçanit

Read Next

Reagon Ilir Meta pasi Sali Berisha u shpall “non grata” në SHBA