Emisioni investigativ italian hedh “hije” mbi Igli Taren

Një furtunë e vërtetë po shkakton në botën e futbollit lajmi për transmetimin e një investigimi nga ana e emisionit të njohur italian “Report” në Rai 3 mbi drejtorin sportiv të Lazios, ish-sulmuesin kuqezi Igli Tare.

Sipas burimeve, investigimi që do të transmetohet sot në orën 21:15, fillon me një hetim të Prokurorisë së Barit mbi një aleancë midis mafies siciliane, ‘ndraghetës dhe  klaneve bareze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive.

Sipas prokurorisë, ndër kompanitë e ndryshme figuronte edhe një subjekt shqiptar, në pronësi, sipas saj, të vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

Por drejtori sportiv i Lazios e ka mohuar gjithmonë këtë fakt, aq sa vetë shqiptari deklaron se nuk është dëgjuar asnjëherë për këtë çështje.  

Investigimi i “Report” merr parasysh edhe blerjet e fundit të Lazios, në veçanti atë të kosovarit Vedat Muriqi, i cili u transferua nga Fenerbahce për vlerën e 17. 5 milionë euro plus bonuse të tjera, që emisioni “Report” cilëson si të dyshimtë./a2news.com

Read Previous

Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel

Read Next

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19